Bordi ekzekutiv i UNESCO’s ka miratuar një rezolutë të re që kritikon veprimet e Izraelit në Jerusalemin e pushtuar dhe në Rripin e Gazës, ndërsa udhëheqësit palestinezë e përshëndesin këtë veprim si “një hap përpara” dhe një “fitore për të drejtën ndërkombëtare”.
Rezoluta e konsideron të pavlefshëm sovranitetin e Izraelit mbi Jerusalemin, ndërsa u mbështet nga 22 vende.
Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Italia dhe shtatë anëtarë të tjerë të bordit votuan kundër rezolutës, ndërsa pro votuan Rusia, Kina, Brazili, Suedia, Afrika e Jugut, Irani, Malajzia, Mauritiusi, Nigeria, Senegali, Bangladeshi, Pakistani, Vietnami, Nikaragua, Çadi dhe shtatë vende arabe.
Rezoluta vjen ditën e pavarësisë së Izraelit.
Ministri i Jashtëm palestinez Riyad Malki përshëndeti rezultatin e votimit, duke thënë se bota kishte zgjedhur të “qëndronte në anën e asaj që është e drejtë përballë [padrejtësisë të] Izraelit, okupimit dhe politikave të tij të paligjshme”.
Rezoluta i bën thirrje Izraelit, si “pushteti pushtues”, të ndërpresë “gërmimet e vazhdueshme, tunelet, punimet dhe projektet në Jerusalemin Lindor”, të cilin palestinezët dëshirojnë ta kenë kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm.
Ajo riafirmon “rëndësinë e qytetit të vjetër të Jerusalemit dhe mureve të tij për tre fetë monoteiste“, duke e akuzuar Izraelin se ka ndërmarrë veprime që kanë “ndryshuar ose kanë për qëllim ndryshimin e karakterit dhe statusit të Qytetit të Shenjtë”.
Rezoluta, e cila ka formulimin më të butë se një vendim tjetër i UNESCO’s vitin e kaluar, gjithashtu kritikon Izraelin për bllokadën e saj në Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...