Policia e Kosovës njofton se më 1 maj të këtij viti, rreth orës 19:50, ka pranuar një telefonatë sipas të cilës në fshatin Rixhevë të Klinës ka humbur një fëmijë i moshës 3- vjeçare ne pyllin e fshatit.
Fëmija ishte së bashku me prindin e tij i cili ishte duke punuar ne arën afër pyllit dhe për një moment është zhdukur fëmija, shkruan arbresh.info.
Policia menjëherë ju ka përgjigjur vendit të ngjarjes me të gjitha njësitë e SP. Klinë dhe DRP-Pejë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve, dhe një numër i konsideruar i banorëve të fshatit Rixhevë (rreth 150) nga të cilët ka kërkuar ndihmë Policia, dhe të gjithë së bashku kanë filluar kërkimin e fëmijës së humbur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Fëmija i humbur është gjetur rreth orës 22:45, ne një rrugë pylli nga fshataret dhe policia 3-kilometra larg nga vendi ku kishte humbur.
Gjendja e tij ishte e mirë dhe ai është dërguar ne QKMF-në Kline për tu vizituar nga mjeku dhe me pastaj i është dorëzuar familjareve./Arbresh.info.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...