Gianni de Biassi ka treguar arsyet se pse disa nga yjet e kombëtares nuk janë grumbulluar për ndeshjen e të dielës ndaj Francës.
Janë plot gjashtë futbollistë të ekipit të parë që janë lënë jashtë listës së publikuar nga strategu italian. Sipas tij një pjesë e tyre janë lodhur në sezonet përkatëse dhe se ata kanë nevojë të pushojnë para se të ftohen me përfaqësuesen.
“Është një periudhë e rëndësishme e vitit pasi janë mbyllur të gjitha kampionatet. Lojtarët presin të shkojnë me pushime duke qenë se vijnë të lodhur nga aktivitetet. Kjo është e njëjtë si për ne dhe për kundërshtarin”.
“Për këtë arsye kam bërë shumë ndryshime krahasuar me sfidën e luajtur në Rëne. Agolli ka luajtur në Kupën e Azerbajxhanit dhe e ka fituar. Ai së bashku me futbollistët që aktivizohen tek Baseli apo skuadrat e tjera në Zvicër duke përjashtuar Sadikun do të nisin përgatitjet në 18 qershor”.
“Nuk i kam grumbulluar këta futbollistë pasi dëshiroj që të mbushin bateritë dhe t’i kem në formën optimale në muajin shtator, atëherë kur kemi ndeshje shumë të rëndësishme”, ka shtuar ai.
Ja lista e futbollistëve të ftuar nga De Biassi për ndeshjen e 13 qershorit ndaj Francës.
Portier: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi.
Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Renato Arapi, Lorik Cana, Arbnor Fejzullau, Elseid Hysaj, Amir Rrahmani.
Mesfushorë: Migjen Basha, Ergys Kace, Andi Lila, Sabien Lilaj, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Herolind Shala, Afrim Taku.
Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Ermir Lenjani, Armando Sadiku, Valdet Rama.
Mbrojtja e Krivaqës kërkon rigjykim ose heqjen e burgimit të...
Vengu: Rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë ujore e...
Liverpool-i i frikësohet lëndimit të rëndë të Alexander Isak
E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para ...
Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christo...
Peci dhe ambasadori britanik diskutojnë investimet strategji...