I arrestuari në Westminister për bartje thikash ka thënë se është kontaktuar nga MI5 vitin e kaluar, raporton the Guardian.
Burime në Komunitetin Mysliman Britanik kanë thënë se Khalid Mohamed Omar Ali, 27 vjeç, kanë përshkruar përpjekjet e shërbimeve të sigurisë për të kontaktuar atë më 2016 pas takimeve me grupe fetare, transmeton portali arbresh.info.
I dyshuari, që është rritur në veri të Londrës, gjithashtu mësohet se ka udhëtuar në linja ndërkombëtare për dy vite para kësaj dhe se kishte kërkuar punë për t’u larguar nga shtëpia e prindërve.
Nëse pretendimi i Alisë është i saktë, kjo do të thotë se ai ishte i njohur për shërbimet vendore të sigurisë së Britanisë, që i bie më herët se sa ishte menduar më parë.
Ali mbetet në paraburgim në stacionin policor të Southwark, ku ballafaqohet me pyetjet nëse kishte për qëllim të kryente sulm terrorist./Arbresh.info
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...