Kina është kërcënuar me sanksione kundër Koresë Veriore, nëse ajo vazhdon të bëjë prova atomike, tha mbrëmë vonë sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson.
“Ne e dimë se Kina është në komunikim me regjimin në Phenian”, i tha Tillerson rrjetit televiziv, Fox News, dhe ka shtuar se “ata kanë konfirmuar se kanë kërkuar që regjimi të mos kryej teste të mëtejshme atomike”.
Tillerson, po ashtu, ka theksuar se Kina u ka thënë Shteteve të Bashkuara se e kanë njoftuar Korenë Veriore se “nëse ata bëjnë teste të mëtejshme atomike, Pekini do të ndërmerr sanksione”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, dje po ashtu, i tha agjencisë Reuters se “konflikti madhor me Korenë Veriore mund të ndodhë”, megjithqë ai preferon një zgjidhje diplomatike.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...