Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë organizon panel diskutimi me temën “Çfarë pas PISA? Cilat janë reformat e nevojshme në arsimin kosovar për të përmbushur kërkesat nga PISA?”.
Rezultatet e testit PISA të publikuara dhjetorin e kaluar nga OECD kanë treguar se Kosova ka shënuar performancë shumë të dobët në tre kategori (matematikë, shkencë dhe lexim) prandaj si rrjedhojë opinioni publik, në veçanti institucionet arsimore në vend, reaguan vrullshëm duke e konsideruar këtë si një dështim të shtetit në fushën e edukimit.
Për të diskutuar rreth kësaj çështje dhe reformave të nevojshme në arsim për adresimin e kësaj çështje është ftuar një panel të përbërë nga njohës të arsimit, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përfaqësues të ORCA (Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim) dhe gazetarë kolumnist të cilët e mbulojnë fushën e arsimit në mediat vendore.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë