Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me Zëvendës-Këshilltaren e Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, zonjën McFarland.
Në takimin dypalësh u fol për sfidat e sigurisë në rajonin tonë si dhe rëndësinë për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, si dhe masave të marra nga vendi ynë për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Zonja McFarland i rikonfirmoi ministrit Bushati mbështetjen e SHBA-së në marrjen formë të reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe në veçanti për reformën në drejtësi. Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë kontributin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit në kuadër të koalicionit botëror kundër ISIS-it dhe në misionet e NATO-s.
Ndërsa ministri Bushati u ndal tek nevoja e përmirësimit të mjedisit të sigurisë në rajon dhe tek përforcimi i orientimit euroatlantik në këtë drejtim, si një përgjigje ndaj faktorëve që synojnë ta destabilizojnë Ballkanin perëndimor.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave