Flakët e zjarrit kanë përfshirë një automjet në lagjen 13 të qytetit të Durrësit mbrëmjen e sotme. Pamjet ekskluzive të ardhura në redaksinë e JOQ.altregojnë një automjet të përfshirë nga zjarri, ndërsa qytetarët raportojnë se bëhet fjalë për makinën e Natasha Paços.
Automjeti tip Benz C Class ndodhej i parkuar poshtë pallatit ku jeton Paço me familjen e saj. Zjarrfikëses iu desh pak punë për të shuar zjarrin, për shkak të vështirësisë për të hyrë në zonë, por që fatmirësisht nuk pati pasoja.
Natasha Paço është Drejtoresha e Fondit të Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor në bashkinë e Durrësit. Ajo nuk ka dalë nga banesa për të parë se çfarë ndodhi me automjetin, ndërsa pasi janë shuar flakët ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka shkuar në vendngjarje.
Deri më tani nuk dihet nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo rastësor.
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...