Ishte një moment kur Barcelona dukej se ishte dorëzuar ndaj Paris Saint Germain në ndeshjen e xhiros së 1/8-së në UEFA Ligë të Kampionëve, madje edhe superylli Lionel Messi ishte jashtë funksionit, por Neymar, i gatshëm për të shkëlqyer, shfaqi aftësitë e tij duke bërë realitet njërin nga rikthimet më tronditëse në botën e futbollit.
Megjithatë, “Blaugranët”, si një ekip unik, janë duke kërkuar sërish magjinë e reprezentuesit brazilian për t’i rikthyer ata në ndeshjen kthyese të çerekfinales ndaj Juventusit mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.
Nëse Barcelona arrin të rikthehet nga disavantazhi 3 me 0 i italianëve, Neymar do të jetë lojtari kryesor i gjithë kësaj, të paktën kështu beson gazeta spanjolle ‘Marca’. Qysh nga fillimi i këtij viti, sulmuesi ka shkëlqyer duke shënuar nëntë gola dhe duke krijuar pesë asistime gjatë të gjitha kompeticioneve, përfshirë dy golat ndaj Paris Saint Germain në muajin mars.
Besimi i sulmuesit nuk vie në dyshime dhe ai iu ka thënë mediave gjatë javës që Barcelona do të jap të pamundurën sërish./arbresh.info
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...