Që të keni një trup të shëndetshëm ju duhet t’i kushtoni rëndësi shumë të madhe ushqimit tuaj.
Por, jo vetëm një ushqim i mirë mund të sjell një jetë të shëndetshme.
Kjo pasi juve iu nevojiten dhe shumë mënyra të tjera për të mbajtur trupin tuaj të pastër e për të larguar toksinat nga trupi, përcjellë Klan Kosova.
Hapi i parë që duhet të bëni është që të konsumoni sa më shumë ujë, por jo të gjithë janë në gjendjen ta pinë atë ashtu sic është pa i shtuar disa përbërës.
Mënyra më efektive për detoksin e trupit është t’i shtosh ujit këta përbërës një natë para dhe në mëngjes, do të jetë edhe më i shijshëm.
Limoni: Uji me limon është një pije e fuqishme kundër toksinave. Lëngu i limonit ndihmon për të pastruar trupin nga toksinat. Shto disa feta limoni në një enë të madhe me ujë ose shtrydhe limonin e freskët në një gotë uji në mëngjes.
Menta: Gjethet e mentes ndihmojnë stomakun të tresë më mirë ushqimet dhe njëkohësisht i japin ujit një shije të freskët dhe të ëmbël, shkruan telegrafi.
Kastraveci: Kastraveci njiht për vetitë e shkëlqyera hidratuese, ndaj është një zgjidhje e shkëlqyer për të hidratuar trupin. Shto në ujë disa feta kastraveci dhe pi çdo ditë një gotë. Kastraveci përmban edhe shumë antiinflamatorë.
Xhinxheri: Aftësia djegëse që ka xhinxheri ndihmon për të pastruar organizmin dhe për të përmirësuar tretjen. Shto në ujë disa feta të vogla xhinxheri dhe dalëngadalë shto sasinë në ditët e ardhshme.
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës