Elmaze Gashi, aktiviste për të drejtat e grave ka thënë se niveli i dënimit të vrasësit të Zejnepe Berishës tregon se drejtësia në Kosovë nuk i trajton njëjtë burrat dhe gratë.
Ajo ka deklaruar se do të vazhdojnë të luftojnë që kjo mendësi të ndryshojë dhe që organet e drejtësisë dhe ato të prokurorisë t’i trajtojnë seriozisht rastet kur femra pëson nga dhuna në familje, njofton Klan Kosova.
“Sot kemi marshuar dhe përvec që kemi qenë kundër nivelit të dënimit për vrasësin e Zejnepes, ne kemi dashur të tregojmë se sistemi i drejtësisë është i padrejtë në kësi rastesh. Ne jemi marrë edhe me raste tjera, me aktivizëm të këtij lloji. Mendoj që është cështje e vetëdijësimit të grave. Janë burrat ata që po marrin vendime për vrasësit e grave. Vrasja duhet të dënohet si krim, në bazë të kodit penal. Meqenëse jemi në procedurë për t’i diskutuar hapat e radhës, nuk mund të them cilët janë, por duhet bërë presion tek organet e drejtësisë dhe policia”.
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Policia jep detaje për vdekjen e 43-vjeçarit në vendin e pun...
Arrestohet një person në Prishtinë pasi kanosi zyrtarin poli...