Përderisa të krishterët në mbarë botën kanë filluar festën e Pashkëve, që simbolizon rilindjen e Krishtit, disa besimtarë në Filipine kanë marrë një hap tjetër për të festuar festën.
Disa besimtarë katolikë në San Fernando janë kryqëzuar vetën për të nderuar idhulin e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Burrat vullnetarë janë rrahur dhe janë gozhduar në kryq gjatë ritualit të së Premtës së Mirë, me ç’rast edhe kanë kërkuar falje për mëkatet e tyre.
“Kur vuajmë kështu, ndjehemi sikur po ndihmojmë Zotin”, tha besimtari Arnold Castro. “Por kur të përfundojë kjo dhe bëjmë dush, verëtët dhemb”.
Sipas mediave filipinase, rituali i Premtes së Mirë në San Fernando është praktikuar që nga viti 1962./Arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=pxhdjBpacXI
Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë për pu...
Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive gl...
Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të zhvillojë infrastrukturën...
Ra në krye të detyrës në Maliq, polici do të varroset në ven...
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...