Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta në emisionin “10 Minuta”në TV21 theksoi se edhe po të mbahen zgjedhje të reja, nuk ka parti shqiptare që do të koaliciononte me një strukturë politike anti-shqiptare, siç është VMRO DPMNE-ja.
“Edhe nëse shkohet në zgjedhje të reja, VMRO DPMNE mund të ketë rezultate edhe më të dobëta. Përsëri vendos shumica e deputeteve. Unë nuk besoj që ndonjë parti politike shqiptare edhe pas zgjedhjeve të reja do ta ndryshonte mendimin, me një fjalor të tillë të VMRO DPMNE-së”, tha Nevzat Bejta, Nënkryetar i BDI-së.
Lidhur me mundësinë që ministrat e partisë së tij të japin dorëheqje nga qeveria, ai tha se kjo nuk do të kishte asnjë efekt pozitiv në krizën politike.
Trump: Irani nuk do të marrë asetet e ngrira para se të arri...
Bastisje në Zubin Potok, konfiskohen katër armë
Kapen pranë kufirit greko-shqiptar 110 kg marijuanë të fsheh...
Kurti: Kanë mbetur më pak se 3 orë kohë, dil dhe voto, mos e...
Deri në orën 16:30 votuan 450 mijë e 641 qytetarë, apo 22.99...
Arrestohen dy persona në Pejë për ndërhyrje në proces zgjedh...