Luis Enrique nuk beson që rikthimi i Barcelonës në Ligë të Kampionëve ndaj Paris Saint Germain do të ketë ndonjë lidhje në ndeshjen kundër Juventusit.
Gjiganti katalunas pësoi 4 me 0 në ndeshjen e zhvilluar në ‘Parc des Princes’, por vazhdoi tutje në çerekfinale të UEFA Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 6 me 5 pas rikthimit tronditës në ‘Camp Nou’, transmeton portali arbresh.info.
“Jo, ne nuk iu referohemi rezultateve të mëparshme. Kjo ndeshje do të varet në shumë gjëra”, tha Lucho për ‘AS’, kur është pyetur rreth mbështetjes në ndeshjen e kaluar.
“Juventusi luan mirë. Numrat e tyre janë spektakolar, më së larti në historinë e tyre. Ata janë të ngjashëm si dy vite më parë. Ata janë në një nivel shumë të lartë”./arbresh.info
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...