Pak ditë pasi “Pasdite në Top Channel” solli historinë e një 12-vjeçareje nga fshati Polis Sheh i Librazhdit, që ishte fejuar nga prindërit, emisioni ka mundur të sjellë versionin e dhëndrit.
Alfred Karaj, 24-vjeçari nga fshati Kaliveç i Gramshit tregon sesi e ka njohur të miturën.
“Jemi njohur me mbles. Goca ka rënë dakord, kanë ardhur njerëzit dhe kanë parë, gjithçka në rregull. Kemi bërë marrëveshje”, thotë ai.
Pyetjes nëse ka dijeni se e kap ligji për martesë nën moshën 18 vjeç, Alfredi i përgjigjet: “Pse, do të rrime beqarë ne?”
I riu këmbëngul se vajza është 14 vjeç, duke e konsideruar këtë si moshë më të lejueshme.
“E kam pasur një herë vajzën në shtëpi, pastaj e kam çuar prapë lart”, rrëfen ai, duke iu referuar fshatit malor ku jeton nusja e tij 12-vjeçare.
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh