Zëvendësministri i Kulturës dhe anëtari i lartë i PDK-së, Rexhep Hoti ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk është tërhequr nga iniciativa e tij për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Strategjia e Thaçit ishte perfekte, nuk ishte në kundërshtim, as ligji nuk është në kundërshtim”, ka thënë Hoti, njofton Klan Kosova.
“Thaçi donte që ushtria të bëhej me ligj, që të bëhej më shpejt. Nuk ka tërheqje. Tash kemi dy pozicione, pos që ajo të behet me ligj, e kemi mundësinë që ta bëjmë më Kushtetutë”, ka pohuar Hoti në “Ora e Fundit”.
Ai më tej ka thënë se iniciativa e Thaçit ka ardhur, pasi që sekretari i mbrojtjes së SHBA, James Mattis ka deklaruar se Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet.
“Meqë dihej se komuniteti serb nuk do ta jep votën presidenti gjeti një rrugë ligjore”.
“Më pas pati një reagim ndërkombëtar, se Kosova duhet të ketë ushtri por në bazë të kushtetutës”, ka thënë Hoti.
Hoti më pas ka përsëritur se nuk ka asnjë tërheqje të Thaçit nga iniciativa e transformimit të FSK-sën në ushtri.
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...