Një vajzë e cila ishte në prag të vdekjes pasi kishte rënë në peshë 25 kg, në vetëm 18 muaj ka arritur të bëhet kampione në bodybuilding.
Ajo ka zhvilluar një betejë 16-vjeçare me ç’rregullimin e ushqimit dhe arriti ta fitojë këtë betejë vetëm pasi ktheu fokusin e saj tek peshëngritja duke bërë një transformim të pabesueshëm. 24 vjeçarja është shpallur kampione në kategorinë trupave më të mirë të transformuar në Kampionatin “Pure Elite’s” në Bitaninë e Madhe, fundjavën e kaluar.
Në moshën 16 vjecare, Nicholas jo filloi të humbiste kalori dhe u bë anoreksike, ajo filloi të refuzonte ushqimin dhe të pinte pak ujë. Flokët e saj filluan të binin dhe kishte dhimbje të vazhdueshme.
Ajo iu nënshtrua kujdesit intensiv mjeksor dhe mjekët i thanë prindërve të saj që t’i jepnin lamtumirën pasi organet e saj jetësore po pushonin së funksionuari. Por pas një qëndrimi prej 3 javësh në spital, ku ajo e merrte ushqimin nëpërmjet tubave ajo arriti të mbijetojë mrekullisht.








Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit