Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dënuar sulmin kimik që dyshohet të jetë kryer nga regjimi sirian.
Ai e ka quajtur sulmin ‘fyerje për njerëzimin’ dhe paralajmëroi se një gjë e tillë nuk do të tolerohet, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur së bashku me mbretin e Jordanisë Abdullah në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Trump nuk ka dhënë detaje se si do të përgjigjen Shtetet e Bashkuara në lidhje me sulmin kimik në Siri.
Megjithatë, Trump edhe njëherë ka fajësuar ish-presidentin Barack Obama për dështimin e ndërmarrjes së veprimeve ushtarake në vitin 2013, pasi edhe në atë vit Bashar al-Assad kishte kaluar ‘vijën e kuqe’ duke përdorur armë kimike.
“Sipas mendimit tim, ai (Assad) ka kaluar shumë vija të kuqe”, ka thënë Trump.
“Kur vriten fëmijë të pafajshëm, foshnja të pafajshme dhe bebe të vogla, atëherë shumë vija të kuqe janë kaluar”, ka theksuar Trump./Arbresh.info
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...
1 mijë e 300 fëmijë marrin pjesë në “Vrapimin Olimpik” në Pr...