Duhej të ishte një ceremoni për firmosjen e 2 urdhrave të reja për tregtinë, por kreu i Shtëpisë së Bardhë befasoi të gjithë kur doli papritur nga zyra ovale pa i nënshkruar urdhrat.
Duket se shkak për irritimin e Presidentit Donald Trump janë bërë pyetjet e gazetareve lidhur me ish-këshilltarin e tij të sigurisë Michael Flynn, i cili u ofrua te dëshmojë mbi përfshirjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet amerikane, në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale.
Pamjet televizive tregojnë situatën e çuditshme, kur Trump hyn në zyrën ovale për të njoftuar firmosjen e urdhrave ekzekutiv. Pas një fjalimi të shkurtër presidenti shpërfilli pyetjet e gazetareve e u zhvendos papritur në një tjetër sallë, duke sikletosur jo pas zëvendës presidentin Mike Pence, i cili e ndoqi nga pas bashkë me urdhrat që duheshin firmosur.
Shtëpia e Bardhë njoftoi më vonë se numri një i Uashingtonit i kishte nënshkruar me dyer te mbyllura urdhrat që kanë të bëjnë me identifikimin dhe parandalimin e abuzimeve në shkëmbimet e huaja tregtare.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...