Të gjitha ato shtete apo “qytet i shenjtë” në SHBA që do të vazhdojnë të mbrojnë emigrantët e paligjshëm duke shkelur ligjet e emigracionit mund tu reduktohen ose eleminohen fare disa fonde federale.
Lajmin e komunikoi Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Jeff Sessions. Një listë përfshihen San Francisco, Nju Jork, por edhe shteti i Kalifornisë.
“Ligjet e emigracionit janë për të mbajtur qytetarët të sigurt. Ne nuk mund të mbrojmë kriminelët”, tha Sessions.
Në rrezik janë miliarda e miliarda dollarë që mund të dëmtojnë funksionin e shumë zonave metropolitane, jo vetëm në sektorin e shërbimeve sociale.
Presidenti amerikan që prej fushatës zgjedhore kishte bërë të qarta pikëpamjet e tij mbi shtetet dhe komunitetet lokale që njohin vendbanimin e emigrantëve të paligjshëm, duke shmangur riatdhesimin e tyre të detyruar në vendin e origjinës.
Qëndrimi vlen edhe për aksesin në shërbimet shëndetësore, sociale dhe arsimore për të miturit.
“Shumë amerikanë do të ishin ende gjallë në qoftë se do ti ishte dhënë fund politikës së qyteteve të shenjta” tha Sessions duke iu referuar viktimave të disa ngjarjeve kriminale.
Ai përmendi qytete si Çikago dhe Atlanta, ndër shembujt më negative.
“Dështimi për të dëbuar të huajt të dënuar për krime, vë komunitete të tëra në rrezik, veçanërisht ato të emigrantëve në juridiksionet e këtyre “shenjtorëve” që përpiqen të mbrojnë autorët,” theksoi Sessions në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...