
Marine Le Pen, French National Front (FN) political party leader and candidate for French 2017 presidential election, waves to supporters at the end of a political rally in Lille, France, March 26, 2017.REUTERS/Pascal Rossignol
“Bashkimi Europian do të vdesë”, ka thënë kandidatja për presidente në Francë, Marine Le Pen.
E nxitur nga zgjedhja e Donald Trump president dhe nga Brexit, në një miting, ajo ka theksuar se zgjedhjet në Francë do të jenë hapi i ardhshëm i ‘njerëzve të rebeluar ndaj globalizmit’, transmeton portali arbresh.info.
“Bashkimi Europian do të vdesë sepse askush nuk e do më atë”, tha ajo, fjali e cila u përcoll me duartrokitje.
“Ka ardhur koha të mundim globalizmin”, ka shtuar Le Pen.
Sondazhet parashikojnë se Le Pen do të fitojë në raundin e parë të zgjedhjeve, por pritet që të shkojë dhe të mundet në balotazh nga Emmanuel Macron./Arbresh.info
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...