Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka vlerësuar si shumë të suksesshme ditën e parë të punimeve të Konventës së 8-të Punuese të PDK-së.
Veseli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se partia e tij do të vazhdoj tu prijë ndryshimeve që kërkon shoqëria, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Te dashur miq, sapo perfundoi me sukses dita e parë e punimeve të Konventës së 8-të Punuese e Partisë Demokratike te Kosovës. Falënderoj strukturat e partisë, per entuziazmin dhe energjinë e jashtëzakonshme si dhe për gatishmërinë e tyre për të ecur në hap me kohën duke i përballur me guxim sfidat e reja të vendit. Forca jonë politike, ka qënë e do të vazhdojë të jetë, në krye të proceseve të integrimit Euro-Atlantik dhe do i prijë ndryshimeve që shoqëria kërkon nga ne. Ne jemi ata, që do të udhëheqin zhvillimin e hovshëm ekonomik të Kosovës duke hapur vende pune dhe siguruar mirëqenie për gjithë qytetarët./Arbresh.info.
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...