Këngëtarja nga Shqipëria Irma Libohova ka përjetuar një humbje të madhe.
5 ditë më parë ka vdekur njeriu i zemrës së saj dhe ajo ka gjetur forcën që të rikthehet në skenë, shkruan arbresh.info.
Paraqitja e saj e parë pas vdekjes së Besnik Kasës ishte për t’u rrënqethur, pasi ajo zgjodhi ta këndojë këngën ‘Një jetë me ty’ e cila ishte e preferuara e tij.
Këngëtarja u shpreh se ka dashur të qëndroi larg vëmendjes së publikut ngase edhe bashkëshorti i kishte thënë që gëzimin ta ndajë me të tjerët, dhimbjen ta mbajë për vete.
“Të dashur miq, përpara pesë ditësh kam humbur bashkëshortin. Kjo është dalja e parë publike pasi ka ndodhur kjo. Jeta kështu është, jeta do të vazhdojë. Kam dashur të qëndroj larg vëmendjes së medias. Sepse ashtu më thoshte dhe ai, gëzimin ndaje me të tjerët, hidhërimin mbaje për vete. Sot do të këndoj një këngë që ai e ka dashur shumë. Këngën “Një jetë me ty””, ishin fjalët e Irmës./Arbresh.info
https://www.instagram.com/p/BR8RjLsA5UG/?taken-by=ilibohova
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës