Papa Françesku i ka kërkuar presidentit të Ruandës Paul Kagame falje për “mëkatet dhe të metat” e Kishës Katolike gjatë vitit 1994.
Gjatë një takimi me Kagame në Vatikan, Papa ka shprehur solidaritetin e tij me viktimat dhe ata që vazhdojnë të vuajnë pasojat e ngjarjeve të tmerrshme që ndodhën në atë kohë, transmeton portali arbresh.info.
Papa Françesku pranoi se priftërinjtë, murgeshat dhe anëtarët e kishës katolike kishin tradhëtuar misionin e tyre në Ruana dhe kishin nxitur urretje dhe kishin ushtruar dhunë gjatë gjenocidit.
Në vitin 1994, ekstremistët Hutu në Ruanda që kishin në shënjestër personat e pakicës etnike Tutsi, kanë kryer sulm, duke lënë të vdekur të paktën 800 mijë persona.
Katër priftërinj katolikë që dyshohet se kanë pasur në gisht gjatë sulmit, janë akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare e OKB-së./Arbresh.info
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...