Gazetari spanjoll Eduardo Inda ka zbuluar se Eden Hazard është duke mësuar gjuhën spanjolle dhe është duke kërkuar për një shtëpi në Madrid.
Anësori i Chelseat ka qenë duke u kërkuar për transferim që një kohë të gjatë nga Real Madridi, transmeton portali arbresh.info. Sidoqoftë, tani duket se është viti kur ky transferim do të ndodhë, andaj edhe Hazard ka filluar përgatitjet.
Inda zbulon se Hazard është duke u përpjekur shumë për të mësuar gjuhën dhe Thibaut Courtois është duke i ndihmuar për të gjetur shtëpi.
“Hazard do të jetë galaktika e ardhshme e Real Madridit”, tha fillimisht Eduardo Inda. “Ai është një lojtar që Zinedine Zidanes i ka pëlqyer që gjashtë vite. Belgu ka kërkuar nga një koleg i tij nga Chelsea, veçanërisht nga Thibaut Courtois, t’i ndihmoj për të gjetur shtëpi në Madrid”
“Ai [Courtois] vjen në qytet çdo dy javë për të vizituar familjen e tij dhe e njeh mirë qytetin”
“Hazard është duke ndjekur kurse të gjuhës spanjolle në Londër dhe është duke u përpjekur shumë për ta mësuar atë”, përfundoi ai./arbresh.info
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...