Prestigjiozja britanike “The Times” i ka kushtuar një artikull sopranos shqiptare Ermonela Jaho dhe qysh në titull e quan “Një Madamë të vërtetë!”.
Përpos shkrimit vlerësues, Jaho është cilësuar edhe ‘Butterfly i ri’ i Operës Mbretërore.
‘Ermonela Jaho është e kundërta e atyre divave që vijnë në skenat e mëdha operistike me albume nga më të vlerësuarat nga kritikët, me një profil të lartë intervistash të bujshme dhe me një kompani të tërë P.R pas saj”,- shkruan ‘The Times’, duke dashur të vërë në dukje thjeshtësinë dhe talentin e jashtëzakonshëm të sopranos, talent i cili prej vitesh jep frytet e tij të suksesit.
Sopranoja, e cila pushtoi median kur zëvendësoi Anja Harteros-in tek ‘Suor Angelica’ e Puccini-t kthehet këtë muaj në Operan Mbretërore me një rol edhe më kërkues: atë të geishës tragjike Cio-Cio-San të Puccini-t, te “Madam Butterfly”.
Dhe sipas “The Times”, “Jaho është tashmë një Butterfly me përvojë.”.
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit
Iraola nënshkruan kontratë dy-vjeçare me Liverpoolin
Rama: Nëse qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it, nuk do të ...
Vrasja e një 18-vjeçari në Britani shkakton protesta të dhun...
“Gjuha shqipe nuk është privilegj”, studentët e Kosovës prot...
Costa në Prishtinë: BE rikonfirmon mbështetjen për Kosovën n...