Janë mësuar emrat e katër ministrave të rinj të qeverisë pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste.
Ministër i Brendshëm, në vend të Saimir Tahirit do të jetë Fatmir Xhafaj; ministër i Shëndetësisë, në vend të Ilir Beqajt do të jetë Ogerta Manastirliu; ministër i Mirëqenies Sociale, në vend të Blendi Klosit, do të jetë Olta Xhaçka, ndërsa ministër i Shtetit për Çështjet Vendore, në vend të Bledi Çuçit do të jetë Eduart Shalsi.
“Ndryshimet nuk reflektojnë asgjë tjetër përveçse domosdoshmërinë që udhëheqësit tanë politikë të fushatës së qershorit të fokusohen dhe të furnizohen me energji të reja në përballimin e volumit të jashtëzakonshëm të kontakteve me njerëzit që kërkon kjo fushatë”, tha Rama në komunikimin javor në Facebook, ku sqaroi se për më shumë do të duhet ta ndiqni të hënën, në Top Story.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...