Koreja Veriore është duke bërë përgatitje për të lansuar një armë nukleare shkatërruese, 14 herë më të fortë se sa ajo e fundit, kanë paralajmëruar profesorët me bazë në ShBA.
Disa ditë pas lansimit të armës, profesorët e universitetit John Hopkins paralajmëruan për përgatitje të armëve vdekjeprurëse, transmeton arbresh.info.
Frank Pabian dhe David Coblentez thanë se Kim Jong-un ka urdhëruar punëtorët të ndërtojnë tunele nëntokësore në mënyrë që testet të kenë më shumë mbështetje nga të gjitha anët.
Sipas profesorëve, Koreja Veriore është duke bërë përgatitje për ushtrime dhe testime të raketave nëntokësore me masë eksplozivi prej 282 kiloton, ndërsa ekziston rreziku që vitin e ardhshëm të kryhet testi final.
Lajmi vjen pas njoftimeve për ushtrimet raketore të Koresë Jugore dhe ShBA-së të cilat thanë se ishin bërë për të përmirësuar sistemin mbrojtës./Arbresh.info
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...
Zhduken dy vajza në Novobërdë
Starmer i ben thirrje Andrew-t te deshmoje ne SHBA per lidhj...
Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...