Zinedine Zidane ka thirrur vetëm 19 lojtarë për ndeshjen e Real Madridit kundër Real Betisit të dielën.
Trajneri Francez do të jetë pa mbrojtësin Pepe, i cili nuk ka arritur të jetë pjesë e stërvitjeve të zhvilluara mëngjesin e së shtunës, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Alvaro Morata, i cili mori një goditje gjatë këtij sezoni, është i gatshëm për të qenë pjesë e skuadrës.
Raphael Varane dhe Fabio Coentrao mungojnë gjithashtu për shkak të lëndimeve, ndërsa Gareth Bale do të jetë jashtë fushe për shkak të kartonit të kuq që mori kundër UD Las Palmas./arbresh.info
Skuadra e plotë e Real Madridit: Keylor Navas, Casilla, Yáñez; Carvajal, Sergio Ramos, Nacho, Marcelo, Danilo; Kroos, James Rodríguez, Casemiro, Kovacic, Modric, Asensio, Isco; Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Lucas Vázquez dhe Álvaro Morata.
Haxhiu nderon Lidhjen Shqiptare të Prizrenit
Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale kundër rend...