Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka pritur të premten homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan, me të cilin ka biseduar për situatën në Siri, ku është në rrjedhë aksioni i përbashkët ushtarak i të dyja shteteve.
Në takim kreu i shtetit rus shprehu kënaqësinë për përmirësimin e marrëdhënieve me Turqinë.
Gjatë ditës, Erdogan do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Nivelit të Lartë për Bashkëpunimin Turqi-Rusi.
Pas takimeve zyrtare, delegacionit turk do t’i bëhet një pritje zyrtare, ndërkohë që presidenti i Turqisë, Erdogan, do të vendosë një kurorë me lule në memorialin e heroit të panjohur në afërsi të Kremlinit.
Ndryshe, Rusia dhe Turqia në dhjetor të vitit të kaluar janë marrë vesh për armëpushim, pas të cilit erdhi deri te rënia e përleshjeve ndërmjet forcave të presidentit sirian Bashar Al-Asad dhe opozitës.
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup