Në vitin 2007 Nikolla Gruevski sipas Wikileaks i kishte premtuar Ali Ahmetit ndihmë sociale për pjesëtarët e UÇK-së dhe ligjin për gjuhën shqipe, shkruan kurir.rs .
Siç është shpalosur në dokumentet e Wikileaks, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në vitin 2007 kishte arritur një marrëveshje me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, i cili është përfaqësues i shqiptarëve të Maqedonisë.
Gruevski në vitin 2007 (një vit para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare i kishte premtuar Ali Ahmetit se në qoftë se ai do të bëjë një koalicion me të, ai do të propozojë në Parlament një ligj që lejon ndihmë sociale për pjesëtarët e UÇK-së që morën pjesë në trazirat apo konfliktin në Maqedoni në 2001-shin si dhe ligjin për dygjuhësinë (gjuhën shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë).
Ky është një dokument zyrtar i Wikileaks, i cili zbulon se Gruevski kishte thënë se ai do ta bëjë këtë, por nuk do të duhet t’a dijnë njerëzit .
Kjo më pas është mohuar nga Qeveria e Maqedonisë për një marrëveshje të tillë./Faktiditor.ch/.
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...
Kurti: Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht sepse g...
Haxhiu: 17 shkurti u arrit me sakrificën e dëshmorëve