Përzgjedhësi i kombëtares franceze në futboll, Didier Deschamps ka deklaruar se është e mundshme që sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema të kthehet në ekipin nacional.
Deschamps kishte larguar Benzema nga ekipi pasi që sulmuesi ishte dyshuar se kishte nënçmuar shokun nga kombëtarja Mathieu Valbuena, ndërsa lojtari kishte pohuar se përzgjedhësi ishte gjunjëzuar para racistëve.
Benzema për këtë arsye nuk kishte pasur gjasa që të luajë në evropianin që u mbajt vitin e kaluar në Francë, por përzgjedhësi mendon tash qa ta kthejë në ekip pasi presidenti i Federatës së Futbollit të Francës Noel Le Gre kishte thënë se Deschamps mund ta ftojë lojtarin nëse dëshiron.
“Nëse mendoj se do të jetë i dobishëm për ekipin që ta kthej Karimin, atëherë do ta kthej”, ka thënë Deschamps në një intervistë për “Parisien”.
Sipas tij, Benzema edhe më tej është njëri prej sulmuesve më të mirë të Francës.
“Asgjë nuk është e pamundur. Lassana Diarra pesë vjet nuk ka luajtur për Francën dhe është kthyer. Askush nuk e di se çfarë sjellë e ardhmja”, është shprehur Deschamps.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...