Kreu i delegacionit të qeverisë siriane në bisedimet e paqes në Gjenevë ka kritikuar Turqinë për ‘agresion’ dhe ka shtuar se vendi i tij ka të drejtë të mbrojë vetën nga forcat e huaja.
Bashar Ja’afari, i cili është edhe ambasador i vendit të tij në Kombet e Bashkuara, tha se Damasku e konsideron praninë e trupave turke në tokën siriane si ‘një agresion ushtarak’, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka shtuar se forcat siriane ‘kanë të drejtën që të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të dëbuar forcat turke nga toka e Sirisë’./Arbresh.info
Kancelari gjerman thirrje për një BE më vetëbesuese: Tregu y...
Klubi i Serie A synon transferimin e Mërgim Vojvodës
Zyra e Presidentes: Ftesa drejtuar BE-së për vëzhgimin ndërk...
KFOR rrit gatishmërinë me stërvitje në Pejë
Dogana e Kosovës sekuestron mbi 3 mijë e 400 adapterë të fal...
Thirrjet fyese në protestë, Rama: Nëse ky është vizioni juaj...