Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot regjisoren Arzana Kraja dhe producentët, Harvey Ascott dhe Besnik Krapi, të cilët janë pjesë e projektit më të ri filmik kosovaro-britanik “Fusha e mëllenjave” që do të fillojë së xhiruari së shpejti.
Ministri Hoxhaj ka konfirmuar se MPJ do ta përkrahë financiarisht projektin e ri filmik, ndërkohë që ka thënë se ndjehet shumë mirë kur sheh se talentet kosovarë arrijnë suksese të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare, veçmas pas sukseseve të fundit.
“Dy vitet e fundit janë viti i sukseseve të mëdha të talenteve tanë nëpër botë, në fushën e artit, kulturës dhe sportit. Është kënaqësi që kemi mundësinë ta mbështesim projektin më të ri të kësaj natyre, i cili pa dyshim do të tregohet i suksesshëm në Kosovë dhe jashtë saj”, ka thënë Hoxhaj.
MPJ ka përkrahur financiarisht edhe filmin Home, i cili së fundmi ka fituar çmim në BAFTA Film Awards.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...