Personi që vrau dy indianë në Kansas City, është shtyrë nga motivet e urretjes raciste.
Sipas policisë i dyshuari Adam Purinton, ka vrarë dy indianët duke menduar se ata ishin nga Irani, transmeton portali arbresh.info.
Purinton hapi zjarr në një lokal në periferi të Kansas City gjatë javës së kaluar.
Sipas dëshmitarëve, ai para se të qëllonte viktimat kishte bërtitur ‘largohuni nga vendi im’. Viktimat janë identifikuar si Srinivas Kuchibhotla dhe Alok Madasani.
Që të personat e vrarë ishin duke qëndruar në SHBA për shkak të studimeve.
Purinton është akuzuar për vrasje të shkallës së parë. Gjatë prezantimit të tij të parë në Gjykatë ai kishte veshur jelek të sigurisë që përdoret për parandalimin e të burgosurve për të dëmtuar vetën.
Incidenti ka ngritur shqetësim për trajtimin e emigrantëve, sidomos pas deklaratave urdhërit të Donald Trump për ndalimin e tyre./Arbresh.info
Protestë e dhunshme në Serbi, protestuesit përleshen me poli...
Vetëvendosje zbulon moton e fushatës elektorale
Lëkundje tërmeti në qarkun e Elbasanit
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatitet të sulmojë me rak...
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...