Ish-kandidatja për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, ka inkurajuar anëtarët e partisë së saj politike që të ‘vazhdojnë luftën’ pas humbjes nga rivali i saj Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.
Në një video mesazh drejtuar në takimin e Komitetit Kombëtar Demokrat, në Atlanta, Clinton ka kërkuar nga kolegët e saj që ‘të ecin përpara me guxim, besim dhe optimizëm’, transmeton portali arbresh.info.
“Ne demokratët duhet të vazhdojmë tutje me guxim, besim dhe optimizëm dhe duhet të qëndrojmë të fokusuar në zgjedhjet tjera”, tha Clinton.
“Edhe pse nuk e kemi marrë rezultatin për të cilin kemi punuar aq fort, unë do të jem gjithmonë krenare për fushatën që kemi zhvilluar, pasi ishte fushatë e mirë dhe e fortë falë jush”, ka shtuar ajo.
Fushata zgjedhore e Donald Trump ishte kritikuar shumë që nga fillimi, megjithatë ai arriti të mposhtë rivalen e saj.
Ajo e ka zhvilluar këtë bisedë gjatë zgjedhjet së kryetarit të ri të Komitetit Kombëtar Demokrat./Arbresh.info
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga