AC Milan thuhet se ka rënë dakord të nënshkruaj me mbrojtësin e Villarrealit, Mateo Musacchio, për 25 milionë euro.
Sipas raporteve nga mediat italiane, është vetëm pagesa ajo që ka mbetur të kryhet nga AC Milani, megjithëse fondet nuk duken të jenë një pengesë derisa ‘Sino Europe Sports’ është afër finalizimit të marrëveshjes me presidentin e skuadrës, transmeton portali arbresh.info.
27-vjeçari ka qenë shënjestër e AC Milanit që nga viti i kaluar, por “Rossonerët” është thënë se kanë lënë pas interesimin e shprehur kohë më parë tek Musacchio.
Përndryshe, Mateo Musacchio është një përforcim i duhur, duke pasur parasysh mungesën e zëvendësuesve të dyshes startuese Alessio Romagnoli dhe Gabriel Paletta./arbresh.info

Haxhiu nderon Lidhjen Shqiptare të Prizrenit
Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale kundër rend...