Presidenti amerikan Donald Trump dënoi kërcënimet që kanë shënjestruar së fundmi komunitetin hebre në SHBA, duke i quajtur aktet si të tmerrshme dhe të dhimbshme.
Këto komente, Trump i bëri pas një vizite në Muzeun Kombëtar të Kulturës e Historisë afro-amerikane, i shtyrë edhe nga thirrjet e vazhueshme të demokratëve dhe hebrejve për të denoncuar fenomenin.
“Vizita në muze më riktheu në kujtesë luftën tonë ndaj intolerancës dhe urretjes. Kërcënimet antisemitike që kanë shënjestruar komunitetin hebre në SHBA dhe qendrat e tyre komunitare janë të tmerrshme dhe të dhimshme, e na kujtojnë se duhet të punojmë shumë për të çrrënjosur urrejtjen e paragjykimet”, tha Donald Trump.
Deklarata vjen një ditë pasi Shoqata në Mbrojtje të Hebrejve në Amerikën e Veriut raportoi se 54 qendra komunitare ishin përballur me 69 kërcënime të ndryshme që nga janari, përfshirë edhe për sulme me bombë.
Policia e Missourit nisi një hetim, pasi më shumë se 170 gurë varresh u dëmtuan në një varrezë hebreje në Saint Louis. Deri më tani, Trump nuk e kishte adresuar në mënyrë të qartë çështjen, madje edhe kur u pyet lidhur me incidentet antisemitike në dy konferenca për shtyp.
Fokusi i tij kryesor ishte mbrojtja ndaj akuzave personale për antisemitizëm. Ndërkohë, udhëheqësit të ri amerikan i duhet të përballet edhe me rritjen e kritikave nga radhët e partisë së tij, me senatorin John McCain që premton të jetë dhimbja më e madhe e kokës për të.
Republikani e cilësoi të rrëmujshme administratën “Trump” gjatë Konferencës për Sigurinë në Mynih, e më pas gjatë një interviste për “NBC” fshikulloi presidentin për sulmet ndaj medias. “Gjëja e parë që bëjnë diktatorët është censurimi i shtypit”, ishte komenti i McCain.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit