Kryetari i Partisë Libra, Ben Blushi në studion e Opinion ka përjashtuar çdo lloj mundësie për një bashkim me LSI-në nëse kjo e fundit del në zgjedhje e vetme dhe jo në koalicion me PS-në, madje tha se një nga sukseset sistematike të Rilindjes është shkatërrimi i LSI-së.
Blushi theksoi se Rilindja po e shkatërron LSI-në çdo ditë.
“Unë nuk e di a është sukses për Shqipërinë, por kjo është e vërteta. Suksesi i Rilindjes është se po shkatërron çdo ditë LSI-në”, tha Blushi.
Kreu i LIBRA-s, bëri me dije, se Rilindja po bën çdo përpjekje për të shkatërruar LSI-në. Ai theksoi se për këtë nuk i vjen keq fare, le ta shkatërrojë të gjithën.
“Ilir Meta po e ndihmon apo po e pranon, kjo është një histori shumë e gjatë dhe, sonte nuk kemi kohë”, tha Ben Blushi.
Më tej Kreu i Libras foli për bashkepunime të mundshme parazgjedhore:
“Që ditën e parë që jemi mbledhur, vendimi i parë që kemi marr, ka qenë për vendime në grup. Unë personalisht dua të dalim në zgjedhje vetëm, por nëse grupi vendos të kundërtën unë do i nënshtrohem vendimit të tyre.”- tha Blushi.
‘Partitë e vogla zgjedhin ti bashkohen të mëdhave, sepse sot i tillë është sistemi”- shtoi ai.
Për një bashkim hipotetik me PS, Ben Blushi ka thënë se do e respektonte vendimin e anëtarëve, por do të merrte një vendi personal, duke lënë të kuptohet se do të largohej edhe nga Libra nëse hipotetikisht ndodh bashkimi me PS.
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë