Mungesa e gjumit nuk shkakton vetëm lodhje dhe nervozizëm tek fëmijët dhe të rriturit, por mund të ketë pasoja më të rënda. Sipas ekspertëve të shëndetit publik, mungesa e gjumit ul nivelin e inteligjencës dhe rrit nivelin e stresit. Për të parë se si ndikon gjumi në tru, disa studiues nga University of Bristol monitoruan stjuardesat e një linje ajrore.
Në studim u përfshinë 42 asistente të ekuipazhit të fluturimit, me një moshë mesatare 32 vjeç. Gjysma e vullnetareve bënin më pak se pesë ditë pushim mes fluturimeve me orë të gjata, ndërsa të tjerat bënin 14 ditë pushim. Studiuesit përdorën skanerin për të matur madhësinë e lobit temporal të trurit të tyre dhe zbuluan se kjo pjesë e trurit, e cila është shumë e rëndësishme për kujtesën, ishte tkurrur tek stjuardesat që bënin më pak pushim mes fluturimeve, ndërsa tek grupi tjetër jo.
Testimet e mëvonshme treguan se grupi i parë, truri i të cilave ishte tkurrur, kishin probleme me kujtesën dhe niveli i kortizolit (hormoni që shkakton stresin) ishte më i lartë.
Njerëzit flenë mesatarisht 7 orë në natë, krahasuar me 9 orë që flinin para një dekade. Shumë shkencëtarë mendojnë se mungesa e gjumit shkakton sëmundje të ndryshme, duke filluar nga dhimbjet e lehta deri tek probleme me zemrën.
Nëse flini më pak se 8 orë gjumë në natë, niveli juaj i inteligjencës do të jetë më i ulët ditën tjetër. Përveç kësaj, rritet edhe rreziku për t’u prekur nga diabeti, ulçera etj.
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...