Koreja e Jugut është detyruar të asgjësojë 33 milionë shpezë, që prej nëntorit kur vendi u kaplua nga gripi i shpendëve.
Ministria e Bujqësisë njoftoi të shtunën se numri i shpendëve të asgjësuara ka arritur në 33.12 milionë, dukshëm më shumë se 13.96 milionë shpezët e asgjësuara në vitin 2014.
Rasti më i përhapur në 340 fermat koreane është virusi patogjenik H5N6. Aktualisht nuk ka njerëz ë infektuar, por mbetet i lartë shqetësimi, sidomos nga fakti se të hënën e kaluar është përhapur një virus i ri në provincën Jeolla.
Agjencia e lajmeve Yonhap, shkruan se fermat pritet të kompensohen me 227.8 milionë dollarë, që është për 2.6 herë më shumë nga kompensimi i vitit 2014.
Koreja e Jugut po përballet edhe me sëmundjen e bagëtive, ku deri më tani janë vaksinuar 3 milionë lopë, ndërkohë që të dhënat e qeverisë nga e premtja flasin se janë asgjësuar 1.093 bagëti nga 14 ferma të ndryshme./Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...