Pasuria e deputetit socialist Alfred Peza ka qenë në qendër të deklaratës së ish deputetit të PD Enkelejd Alibeaj.
Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të dorëzojë deputetin Peza, pasi sipas kjo nuk mund të jetë drejtësia e re për të cilën kreu i qeverisë ka “predikuar”. Gjatë një deklarate për shtyp kreu i Departamentit të Sigurisë në PD ka deklaruar se Prokuroria ka hapur një çështje penale për Pezën, por ky i fundit e ka shpërfillur kërkesën e saj.
“Nuk mund të ketë një drejtësi të re për të tjetër e jo për deputetin e tij. Thirrja jonë shkon për Ramën i cili predikon se ësnhtë njeriu që ka marrë flamurin për drejtësinë e re. Rama të mos bëhet pengesë e kësaj reforme”, tha Alibeaj. Në fund të kësaj deklarate, ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’u bashkohen protestave të PD më 18 shkurt, pasi nuk mund të ketë një drejtësi me dy standarte. Nëse kjo drejtësi është për disa, e për disa të tjerë që qëndrojnë mbi ligjin, ajo nuk ka vlerë. Ky quhet sundim. 18 shkurti momenti ku populli duhet të vendos për drejtësinë e re, deklaroi Alibeaj.
Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi
Pacolli me mesazh simbolik: Mos e ngatërroni durimin me dobë...
Hoxha takon emisarin Sørensen, kërkon avancimin e Kosovës dr...
E rëndë në Selanik, treni përplas për vdekje një person
SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Ru...
Presheva pret delegacionin e SHBA-së, Sinani: Moment histori...