Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka publikuar një mesazh simbolik në rrjetet sociale, ku ka folur për durimin dhe qetësinë përballë provokimeve.
Pacolli ndau një tregim metaforik për një mizë dhe një bull, përmes të cilit dha mesazhin se heshtja dhe durimi nuk duhet të ngatërrohen me dobësi.
Postimi i plotë:
Para se ta publikoj tekstin në vijim, dua nga zemra t’i falënderoj njerëzit e mirë dhe miqtë e mi që më besojnë, kudo që janë. Mirënjohja ime për ju dhe ata është e sinqertë dhe e përhershme.
Ishte një MIZË që gjithë jetën rrinte mbi shpinën e një BULLI të madh.
Bulli ecte ngadalë, i qetë, punonte tokën, mbante barrë, kalonte lumenj e stuhi, pa bërë zhurmë.
Miza, e vogël sa një grimcë pluhuri, i rrinte te veshi dhe gumëzhinte pa pushim:
— Pse nuk flet?
— Pse nuk nervozohesh?
— Apo mos ke frikë prej meje?
Sa më shumë heshtte bualli, aq më shumë miza mendonte se ishte dikushi.
Një ditë, filloi ta pickonte më fort.
Te sytë, në qafë, mbi plagët e vjetra.
Aq shumë iu rrit mendja, sa doli përpara buallit dhe i tha:
— E sheh? Unë të ndala. Unë të lodha. Unë të detyrova të merresh me mua.
Bualli ngriti kokën ngadalë, e pa mizën me qetësi dhe i tha:
— Jo. Ti vetëm po e ngatërron durimin tim me zhurmën tende./Arbresh.info
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 866 gjoba të shqip...
Aksident në Prizren, një grua godet me veturë një këmbësor
I dyshuari për vrasjen e “Radullës” në Prishtinë në arrati, ...
Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezë...
Chelsea i vendos çmim marramendës Enzo Fernandez
Çmimet e reja të derivateve në Kosovë/Nafta 1.58€, benzina 1...