Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim në Pragë me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sørensen, në kuadër të Forumit GLOBSEC.
Gjatë takimit, ministri Hoxha shprehu vlerësimin për angazhimin e vazhdueshëm të Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e vazhdueshme për konsolidimin demokratik, forcimin institucional, reformat e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës.
“Kosova mbetet e ankoruar fort në rrugën e saj evropiane, e orientuar qartë drejt integrimit në BE dhe plotësisht në përputhje me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së”, nënvizoi ministri Hoxha.
Hoxha u shpreh se “Shqipëria beson se ky angazhim i vazhdueshëm meriton njohjen e duhur dhe duhet të përmbushet me dhënien e statusit të vendit kandidat të BE-së për Kosovën, një sinjal politik i rëndësishëm dhe inkurajues për qytetarët e saj dhe për të ardhmen evropiane të rajonit”.
Angazhimi i vazhdueshëm nga BE dhe Përfaqësuesi i Posaçëm, sipas tij, mbetet thelbësor, dhe Shqipëria i mbështet plotësisht këto përpjekje.
“Ndërtimi dhe ruajtja e besimit midis palëve është thelbësor për suksesin e dialogut”, tha Hoxha, ndërsa përsëriti rëndësinë e sigurimit të përgjegjësisë së plotë për sulmin në Banjska, thelbësor për forcimin e sigurisë, besimit dhe stabilitetit në rajon.
Gjithashtu, ministri nënvizoi se “dialogu mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke përfaqësuar një kontribut thelbësor në një kapitull të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje dhe për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim të qëndrueshëm në të gjithë rajonin e gjerë”.
Shqipëria, siguroi ai, “do të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht këtë proces dhe mbetet e gatshme të kontribuojë në mënyrë konstruktive”.
Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi
Pacolli me mesazh simbolik: Mos e ngatërroni durimin me dobë...
Hoxha takon emisarin Sørensen, kërkon avancimin e Kosovës dr...
E rëndë në Selanik, treni përplas për vdekje një person
SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Ru...
Presheva pret delegacionin e SHBA-së, Sinani: Moment histori...