Regjisori iranian i nominuar për çmimin Oscar për filmin më të mirë të huaj, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve pas vendimit për ndalimin e myslimanë nga Donald Trump.
Asghar Farhadi, i nominuar për filmin ‘The Salesman’ ka theksuar se pasiguria e tij për të udhëtuar në SHBA nuk është e pranueshme dhe ka shtuar se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve Oscar, transmeton arbresh.info.
Sipas një urdhëri ekzekutiv të nënshkruar nga Presidenti Donald Trump, u ndalohet hyrja qytetarëve nga Irani, Iraku, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni.
Administrate e Trump e ka arsyetuar këtë vendim duke thënë se ‘është e nevojshme që terroristët të mbahen jashtë’.
Vendimin e Trump, regjisori iranian e ka krahasuar me vendin e tij, duke thënë se të dyja ‘janë përpjekur të paraqësin para popullit imazhe joreale dhe të frikshme’./Arbresh.info
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...