Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nuk ka një përgjigje për problemin e ngrohjes në shkolla në zonat malore dhe pagën e 13 e mësuesve. Ajo ka refuzuar tu përgjigjet këtyre 2 pyetjeve gjatë një takimi me mësuesit në Shkodër, ndërsa ka njoftuar se mësimi ka nisur normalisht në të gjithë vendin.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka zhvilluar një takim të mbyllur me mësuesit në Shkodër. Ajo është shprehur se dita e parë e mësimit të këtij viti ka vijuar normalisht në të gjithë vendin, përfshirë këtu edhe zonat malore.
Lindita Nikolla: Po vij nga shkolla ku ishte dhe situatë dëbore. Falë mësuesve të përkushtuar dhe gjithë masave të marra nga Drejtoritë e shkollave vijojnë mësimin normalisht, jo vetëm në Shkodër por të gjithë Shqipërinë.
Nikolla nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve për ngrohjen në shkollat e zonave malore.
Teksa lidhur me protestat e vazhdueshme të arsimtarëve në Shkodër për mosdhënien e pagës së 13-të dhe shpenzimet e transportit, Ministrja e Arsimit tha se është në proçes bisedimesh me Konfederatat.
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...
Kryeministri Kurti nderon të zhdukurit me dhunë gjatë luftës
Kurti asnjë fjalë për presidentin – nesër përfundon af...