Nga Gjykata e Korçës ku ka zhvilluar një takim me gjyqtarë dhe prokurorë, për rëndësinë e reformës në drejtësi, ambasadorja e Holandës Dewi Van de Weerd, theksoi se qëllimi final i reformës është të mos ketë të paprekshëm.
Ambasadorja pohoi domosdoshmërinë e rritjes së kredibilitetit të organeve të drejtësisë për qytetarët.
“Ky vit do të jetë një vit i mundësive të mëdha sa i takon risive të reformës në drejtësi. Qytetarët dhe politikanët kanë pasur vullnet për miratimin e reformës. Në 2017 do të fillojë zbatimi i saj dhe kjo është tepër e nevojshme për të gjithë popullin. Qëllimi final i kësaj reforme është që në Shqipëri të mos ekzistojë më ideja që dikush mund të jetë i paprekshëm. Si ambasadë jemi përfshirë që në fillim në reformën në drejtësi, duke dhënë ekspertizën tonë”, theksoi Weerd.
Diplomatja holandeze e cilësoi reformën në drejtësi, si një shtysë edhe për anëtarësimin e vendit në BE, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...