Sindikata e Arsimit kërkon nga Qeveria e Kosovës që deklaratat e vazhdueshme se arsimin e ka prioritet, t’i kthejë në angazhime konkrete, shkruan sot, gazeta Zeri.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka kërkuar mobilizim të të gjitha institucioneve për të përmirësuar rezultatet e testit PISA. Kjo Sindikatë ka kërkuar investime konkrete nga Qeveria në arsim dhe jo vetëm premtime. Madje, krerët e kësaj Sindikate kanë bërë të ditur se ka shkolla ku u mungojnë dhe shkumësat.
SBASHK-u apelon në përgjithësi tek shoqëria kosovare të mos hidhet faji vetëm tek mësimdhënësit. “Institucionet arsimore qendrore e lokale bashkë me gjithë të tjerët që janë të lidhur me këtë sektor të rëndësishëm nuk duhet të humbin kohë duke bërë me gisht e duke shpallur fajtorin pa bërë një analizë të tërësishme, si dhe për të parë pse ndodhi kështu dhe cilat janë shkaqet dhe lëshimet që ndikuan në një rezultat të tillë”, ka thënë për “Zërin” kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Megjithëkëtë, SBASHK-u u është drejtuar të gjithë mësimdhënësve që të shtojnë angazhimet në funksion të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë. “I njoftojmë mësimdhënësit e Kosovës se SBASHK-u si zë i tyre do të bëjë një studim lidhur me rezultatet e PISA-s për të parë se cilat ishin ngecjet eventuale tonat, në mënyrë që ato me angazhime të shtuara t’i tejkalojmë”...
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...