Agim Bahtiri ndihmon Fatime Ukën me 1000 euro nga buxheti personal

21:00 | 16 Dhjetor 2016
M. A.

21 vjeçarja Fatime Uka nga Mitrovica, ka nevojë për ndihmën tuaj. Ajo vuan nga ciroza e mëlçisë dhe i duhet ta bëjë transplantimin e mëlçisë.

Për shërimin e saj jashtë vendit i nevojiten 150 mijë euro, shumë kjo e cila është e papërballueshme për familjen Uka nga Mitrovica.

Në ndihmë  Fatime Ukës sot i ka dalë edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka dhënë 1000 euro nga buxheti personal për bashkëvendësen e tij, shkruan Veriu.info.

Bëhet e ditur se nga 1000 euro për shërimin e saj i kanë dhënë edhe Mexhit Merovci dhe Hisen Meziu, derisa është shumë afër shumë e mbledhjes për dërgimin e saj për shërim.

Të gjithë ata të cilët kanë mundësi t’i ndihmojnë Fatimes këtë mund ta bëjnë përmes numrit të xhirollogarisë në fotografi dhe duke thirrur në numrin personal të familjes së saj që është 049 486 886.

Shpërndaje në rrjete sociale