Zyra e Bashkimit Evropian dhe Komuna e Prishtinës organizuan panairin dimëror për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bizneset e sapoformuara për promovimin e produkteve të tyre.
Rreth 70 prodhues po marrin pjesë në këtë panair të cilët kanë gjetur përkrahjen nga projekti i Komiisoni Evropian dhe i implementuar nga ARDA.
Luigi Brusa nga Komisioni evropian tha se ky panair po bëhet tradicional sepse çdo herë po organizohet në fund vit.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami theksoi se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë prodhues të produkteve cilësore.
Ajo tha se edhe mbështetja e Qeverisë nuk ka munguar për këta prodhues.
Edicioni i katërt i panairit zgjat tri ditë me produkte të djathërave, verërave , mjaltës, bulmetit dhe produkte të veshjeve artizanale.

Osmani uron Pavarësinë: Përkujtojmë ata që sakrifikuan gjith...
Ditëlindja e Kosovës: Bëhet ngritja solemne e flamurit
Edi Rama uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore
Pacolli uron Pavarësinë: Prania e drejtuesve të UÇK-së do ta...